Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, e ka nisur fjalimin e tij të mërkurën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se “rendi botëror po shpërbëhet”, ndërsa “rendi i bazuar në rregulla, i cili solli stabilitet, po përballet me presion në rritje”.
Por ai ka thënë se kërcënimet që dikur dukeshin larg shtëpisë po afrohen gjithnjë e më shumë: qoftë agresioni rus në Ukrainë, qoftë përkeqësimi i situatës në Lindjen e Mesme.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar për kërcënimet që vijnë nga ndryshimet klimatike.
“Natyra gjithashtu nuk njeh kufij. Valët e të nxehtit nuk ndalen në pikat e kontrollit. Niveli i deteve vazhdon të rritet. … Ky kërcënim do të thotë se disa prej atyre shteteve ishullore mund të zhduken nga faqja e dheut, larg oqeanit”, është shprehur ai.
Rinkēvičs ka thënë se mësimi kryesor duket të jetë se “asnjëri prej nesh nuk mund t’i përballojë këto kërcënime i vetëm”.
“Jemi të gjithë në të njëjtën varkë. Ndoshta Arka e Noes nuk është më vetëm një histori biblike”, ka deklaruar ai.