Portieri i Ajaxit, Andre Onana, mund të largohet nga Amsterdami në fund të edicionit.
Onanas i përfundon kontrata me gjigantin holandez dhe mund të largohet si futbollist i lirë.
Interesim për portierin 25-vjeçar ka shprehur Interi.
Skuadra italiane e sheh Onanan si zëvendësues ideal të Samir Handanoviqit.
Vetë futbollisti ka bërë të ditur se mund të transferohet në ndonjë kampionat tjetër.