Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami kërkon huazimin e Coutinhos

Mesfushori brazilian Philippe Coutinho ka gjasa të kthehet në Premier League. Bëhet e ditur se Tottenhami tashmë ka kontaktuar Barcelonën në lidhje me Coutinhon, të cilin po kërkon ta huazojë gjatë miniafatit kalimtar të janarit.

Te Tottenhami po e shohin Coutinhon si përforcim të duhur për mesfushën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Coutinho nuk bën pjesë në planet e Barçës dhe këtë sezon ka regjistruar vetëm tri paraqitje në të gjitha garat.

Ai sezonin e shkuar ishte i huazuar te Bayerni kurse me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2023. Coutinho iu pat bashkuar Barcelonën në janar të vitit 2018 nga Liverpooli për 135 milionë euro.