Skuadra e MIlanit ka shprehur interesim për mesfushorin portugez William Carvalho, ka raportuar “Calciomercato” të martën.
Bëhet e ditur se Milani ka përgatitur një ofertë prej 15 milionë eurosh për Betisin, pasi po synon transferimin e Carvalhos në fund të këtij edicioni. Carvalho te Milani po shihet si zëvendësim ideal për Franck Kessien, i cili pritet të largohet si lojtar i lirë. Carvalho është pjesë e Betisit prej vitit 2018 dhe ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2023. 29-vjeçari këtë edicion ka katër paraqitje në të gjitha garat kurse ka edhe 68 ndeshje e katër gola të shënuara për Përfaqësuesen e Portugalisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo