Mesfushori William Carvalho do të jetë pjesë e Real Betisit edhe për një periudhë të gjatë.
Klubi nga La Liga ka njoftuar të premten se portugezi e ka rinovuar kontratën që i skadonte në fund të këtij edicioni.
Me rinovimin e kontratës, Carvalho do të jetë pjesë e Betisit deri në verën e vitit 2026.
Carvalho këtë edicion ka tri paraqitje në La Liga për Betisin, ndërsa vlerësohet ndër lojtarët kryesor në ekip.
Ai është pjesë e Betisit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Sportingu i Lisbonës.
Carvalho ka edhe 73 paraqitje dhe pesë gola të shënuar me fanellën e Portugalisë.