Mesfushori William Carvalho do të largohet nga La Liga për ta vazhduar karrierën në Turqi. Ai pritet t’i bashkohet skuadrës së Galatasarayt, që në parim ka arritur marrëveshje me Real Betisin për transferimin e tij.
Për 30-vjeçarin, Galatasaray do të paguajë rreth dhjetë milionë euro duke pasur parasysh se portugezi ka kontratë me Betisin deri në vitin e ardhshëm. Carvalho është pjesë e Betisit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Sportingu.
Ai sezonin e fundit në 49 ndeshje në të gjitha garat për Betisin ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime.