Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carvalho largohet nga Betisi

Mesfushori William Carvalho do të largohet nga Real Betisi gjatë kësaj vere, ka bërë të ditur “Marca” të mërkurën. Carvalho ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin spanjoll që i skadon vitin e ardhshëm, pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë diku tjetër.

Ai ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe te Betisi po mirëpresin ofertat për portugezin. Për ta lënë të lirë Carvalhon, Betisi po kërkon rreth tetë milionë euro. 30-vjeçari pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli pasi ka skuadra të interesuara për transferimin e tij.

Carvalho në 49 ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime. Ai është pjesë e Betisit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Sportingu.