Skuadra e Juventusit po monitoron sulmuesin e krahut, Bukayo Sakan ka njoftuar të hënën sajti italian “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se ekipi nga Serie A po planifikon të bëjë ofertë për 20-vjeçarin e Arsenalit në fund të këtij sezoni. Saka ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh kurse me Arsenalin ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë edicion, Saka ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje për ekipin londinez në të gjitha garat. Ai vitin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Anglisë dhe deri më tani ka shënuar dy gola në 11 paraqitje. Krahas Juventusit, për Sakan interesim ka treguar edhe Atletico Madridi.