Turshi, ajvar, kafe, patatina Vipa, birrë Peja ose pije energjike “Golden Eagle”: Ata që i pëlqejnë këto produkte të Kosovës mund të kenë arsye për t’u gëzuar. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, e cila hyri në fuqi më 1 tetor, mund t’u sjellë këtyre produkteve çmime më të ulëta në shitjen me pakicë në Zvicër.
Deri tani, barra doganore ndaj produkteve nga Kosova, krahasuar me produktet nga vendet e tjera evropiane, ka qenë e konsiderueshme, raporton media zvicerane “20Minuten”.
Megjithatë, sipas kësaj medie duhet ende kohë që produktet nga Kosova të fillojnë të shfaqen më shpesh në raftet e dyqaneve në Zvicër.
Gjigantët furnizues si Migros, Coop, Lidl dhe Aldi thonë se në parim është e mundur të ketë produkte të reja ose çmime më të ulëta. Megjithatë, për to vendimtare janë kërkesa, cilësia, kostot e transportit dhe magazinimit, si dhe sasitë që mund të shiten.
Sipas të dhënave të vetë kompanive, Migros dhe Coop tashmë ofrojnë një gamë të gjerë produktesh nga Ballkani. Te supermarketi Denner, birra Peja është standarde në gamën e pijeve alkoolike.
Lidl dhe Aldi aktualisht nuk ofrojnë produkte nga Kosova.
Coop tashmë shet disa produkte nga Kosova, ndër to kafe dhe pijen energjike “Golden Eagle”. Nëse pija energjike do të bëhet më e lirë për shkak të marrëveshjes së re, mbetet të shihet.
Edhe
Nga sot, produktet “Made in Kosova” hyjnë pa tarifa doganore në tregjet e EFTA-s
Megjithatë, sipas medias zvicerane, kostot më të ulëta të importit mund t’i bëjnë specialitetet si turshia ose ajvari më tërheqëse për këta shitës.
Nga 1 tetori ka hyrë në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s – Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.
-
Më 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja Kosovë-EFTA, Zvicra partnerja kryesore
-
Rreth 4 milionë euro vlera e qumështit dhe produkteve të tij të importuara nga tri shtete të rajonit
-
Shoqata e Prodhuesve kërkon që gazi amerikan të jetë alternativë e furnizimit me energji
-
Fusha: Shteti të heqë TVSH-në për produktet me qumësht të freskët