Përfaqësuesi i kompanisë dhe qumështores “ABI”, Alajdin Fusha, ka thënë se produktet e qumështit të cilat importohen janë më të lira për shkak se bëhen me yndyrë bimore dhe rrjedhimisht fermerët në Kosovë rrezikojnë që të mos iu pranohet qumështi sepse depot e përpunuesve janë të stërmbushura.
Fusha në “Konfront” në KTV, ka thënë se shteti duhet të intervenojë dhe ta heqë TVSH-në për produktet që prodhohen me qumësht të freskët.
Aktualisht TVSH-ja për këto produkte është 8%.
“Këtë vit ka filluar të duket shumë. Arsyeja është mosshitja e produkteve të freskëta të qumështit. Në qumështoret që kanë prodhuar dhe prodhojnë produkte të freskëta, i kanë më shtrenjta sesa ato të importit që vijnë me yndyrë bimore. Përpunuesit vendorë për ta ndaluar këtë hov janë munduar t’i imitojnë ato produkte që të jenë konkurrent me çmime. Shteti duhet të intervenojë që produktet që prodhohen me qumësht të freskët, t’iu bëhet TVSH-ja zero. Aktualisht është 8% por nëse bëhet zero ne e kemi 8% komoditetin ta lirojmë”, ka deklaruar Fusha.
Përfaqësuesi i qumështores “ABI”, ka thënë gjithashtu se konsumuesit më të mëdhenj të produkteve të qumështit janë hoteleria e gastronomia, por, ata i marrin më të lirat që janë me yndyrë bimore e importohen.
“Konsumuesi kryesor i produkteve të qumështit janë hoteleria, gastronomia dhe sallat e dasmave. Ata i marrin çdo herë produktet më të lira. Më të lirat janë kaqkavall me yndyrë bimore, djath i bardhë me yndyrë bimore. Sot ekziston hiperprodhim i qumështit të freskët. Fermerët rrezikojnë që prapë të mos iu pranohet qumështi sepse përpunuesit i kanë depot e stërmbushura”, ka potencuar Fusha.
Edhe
Përfaqësues të industrisë së qumështit kundër masave të institucioneve
Ai ka thënë gjithashtu se edhe situata e krijuar te qumështorja “Vita” ka ardhur pikërisht nga ky problem, që depot e përpunuesve janë të stërmbushura dhe kjo ka ngritur dyshim që pastaj është kryer ai lloj inspektimi.
“Problemi te VITA ka qenë kur ka dërguar e-mail te qendrat e grumbullimit që nga nesër do të reduktohet sasia. Pastaj këtu ka lindur problemi që kanë shkuar të gjithë në inspektim”, ka theksuar Fusha në “Konfront” në KTV.
Spahija: Po i presim rezultatet nga mostrat që AUV-i i ka marrë në inspektimin e fundit
Drejtori i qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka thënë se rezultatet e mostrave që Agjencia e Ushqimit...-
Prodhuesit dhe Oda Ekonomike kritikojnë Qeverinë për trajtimin ndaj prodhimeve vendore
-
Haxhiu për gjetjet e AUV-së: Tash është radha e pasojave
-
Analizat gjejnë se gati çdo i pesti produkt qumështi përmban përbërës të padeklaruar
-
Rreth 4 milionë euro vlera e qumështit dhe produkteve të tij të importuara nga tri shtete të rajonit