Nga sot (1 tetor) ka hyrë në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s – Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.
Oda Ekonomike e Kosovës e ka vlerësuar këtë si hap të rëndësishëm për bizneset kosovare, pasi marrëveshja heq tarifat doganore për produktet kosovare dhe u krijon atyre qasje më të favorshme në katër tregje evropiane me fuqi të lartë blerëse.
“Marrëveshja hap mundësi për rritjen e eksporteve dhe zgjerimin e produkteve “Made in Kosova” në një treg me mbi 15 milionë konsumatorë. Potencial të veçantë paraqet Zvicra, për shkak të lidhjeve të forta ekonomike me Kosovën, përfshirë remitencat, investimet dhe praninë e madhe të diasporës kosovare”, thuhet në njoftim.
Përveç tregtisë së mallrave, marrëveshja krijon mundësi edhe për eksportin e shërbimeve, veçanërisht në TIK, ndërtim dhe shërbime profesionale. Ajo ofron gjithashtu një kornizë më të qëndrueshme për investime dhe partneritete të reja biznesore.
Sipas të dhënave për vitin 2025, Kosova ka eksportuar mbi 100.4 milionë euro mallra drejt vendeve të EFTA-s, ndërsa importet kanë qenë rreth 53 milionë euro.
Edhe
Më 1 tetor hyn në fuqi marrëveshja Kosovë-EFTA, Zvicra partnerja kryesore
OEK-u i ka inkurajuar bizneset kosovare që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjeruar eksportet, për të rritur standardet e produkteve dhe për të hyrë në partneritete të reja në tregjet e EFTA-s.
Edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mirëpritur hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s (Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit), e cila paraqet një mundësi të rëndësishme për zgjerimin e tregjeve për bizneset, rritjen e eksporteve dhe të investimeve të huaja direkte.
-
A do të bëhen më të lira ajvari e turshitë e Kosovës në Zvicër pas marrëveshjes me EFTA-n?
-
Dogana thotë se ka shënuar rritje të të hyrave për 5.7 për qind më shumë se vitin e kaluar
-
Kosova importoi mbi 6.3 miliardë euro mallra vetëm për 10 muaj, eksporti nuk arriti 1 miliard
-
Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës