KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Од денес, производите „Произведено во Косово“ влегуваат на пазарите на ЕФТА без царински давачки

камион за извоз и увоз

Nga sot (1 tetor) ka hyrë në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s – Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit.

Oda Ekonomike e Kosovës e ka vlerësuar këtë si hap të rëndësishëm për bizneset kosovare, pasi marrëveshja heq tarifat doganore për produktet kosovare dhe u krijon atyre qasje më të favorshme në katër tregje evropiane me fuqi të lartë blerëse.

“Marrëveshja hap mundësi për rritjen e eksporteve dhe zgjerimin e produkteve “Made in Kosova” në një treg me mbi 15 milionë konsumatorë. Potencial të veçantë paraqet Zvicra, për shkak të lidhjeve të forta ekonomike me Kosovën, përfshirë remitencat, investimet dhe praninë e madhe të diasporës kosovare”, thuhet në njoftim.

Përveç tregtisë së mallrave, marrëveshja krijon mundësi edhe për eksportin e shërbimeve, veçanërisht në TIK, ndërtim dhe shërbime profesionale. Ajo ofron gjithashtu një kornizë më të qëndrueshme për investime dhe partneritete të reja biznesore.

Sipas të dhënave për vitin 2025, Kosova ka eksportuar mbi 100.4 milionë euro mallra drejt vendeve të EFTA-s, ndërsa importet kanë qenë rreth 53 milionë euro.

OEK-u i ka inkurajuar bizneset kosovare që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të zgjeruar eksportet, për të rritur standardet e produkteve dhe për të hyrë në partneritete të reja në tregjet e EFTA-s.