Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Saka në planet e Juventusit

Juventusi është duke e monitoruar Bukayo Sakan e Arsenalit, shkruan “Calciomercato”.

“Zonja e Vjetër” e sheh sulmuesin e krahut si ideal për fazën ofanzive për edicionin 2022/2023.

Për Sakan është i interesuar edhe Atletico Madridi. “Transfermakt” e vlerëson anglezin 65 milionë euro.

20-vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024. Në këtë edicion është paraqitur në pesë ndeshjet e Premier Leagues.