Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Saka me kontratë të re

Saka

Sulmuesi Bukayo Saka pritet të firmos së shpejti kontratë të re me skuadrën e Arsenalit, ka njoftuar “Sky Sports” të mërkurën.

Bëhet e ditur se palët tashmë kanë arritur marrëveshje, e cila do të zyrtarizohet para përfundimit të sezonit aktual.

Me kontratën e re, Saka do të mbetet pjesë e Arsenalit deri në vitin 2028, si dhe do të ketë pagë javore prej 300 mijë funteve.

Kontrata aktuale, 21-vjeçarit i skadon vitin tjetër, ndërsa edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira.

Në 45 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Saka ka shënuar 14 gola dhe ka bërë 11 asistime deri më tani. Ai është produkt i akademisë së Arsenalit dhe me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2019.

Artikuj të ngjashëm