Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Saka nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Saka

Bukayo Saka do të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2028.

Marrëveshja do të bëhet publike shumë shpejt, raportojnë mediume të ndryshme në Britani. Saka me skuadrën angleze aktualisht ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Anglezi 21-vjeçar ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me 11 asistime në 45 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual. Saka është produkt i Arsenalit, ndërsa do të vazhdojë t’i mbetet besnik pavarësisht ofertave të shumta që kanë ardhur në adresë të tij. Ai ka shënuar edhe tetë gola për Anglinë në 26 ndeshje.