Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja ofron 120 mln për Sakan

Saka

Paris Saint-Germaini ka përgatitur një ofertë të majme për sulmuesin e Arsenalit, Bukayo Saka, shkruan të premten “L’Equipe”.

Mësohet se Parisi do të ofrojë 120 milionë euro për ta bindur Arsenalin në lirimin e 21-vjeçarit në verë.

Saka po shihet si përforcim i duhur tek ekipi francez, duke pasur parasysh se e ardhmja e Lionel Messit dhe Neymarit mbetet e pasigurt.

Reprezentuesi i Anglisë është në negociata me Arsenalin për kontratën e re, por ende nuk ka pranuar ofertën e klubit nga Londra.

Atij i skadon kontratë vitin tjetër, ndërsa Saka është pjesë e ekipit të parë të Arsenalit prej vitit 2019.

Saka edhe këtë sezon ka treguar paraqitje të mira, ku ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar 11 herë në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm