Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali me kontratë të re për Sakan

Arsenali ka nisur negociatat me Bukayo Sakan për vazhdimin e kontratës.

Drejtuesit e klubit anglez kanë pasur një takim me menaxherin e lojtarit dhe i kanë propozuar kontratën e re anglezi.

“Topçinjtë” i kanë ofruar rritje të dukshme të pagës dhe kontratë katërvjeçare 20-vjeçarit.

Kontrata aktuale sulmuesit i skadon në vitin 2024.

Sipas mediave angleze, edhe vetë lojtari është shprehur i hapur për të mbetur në Londër.

Saka sezonin e shkuar në 38 paraqitje në Premier League shënoi 11 gola dhe bëri shtatë asistime.

Artikuj të ngjashëm