Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coman drejt Premier Leagues

Sulmuesi i krahut, Kingsley Coman ka gjasa që karrierën ta vazhdojë në Premier League. Interesim për francezin e Bayernit, tashmë kanë shfaqur Liverpooli dhe Chelsea. Coman është i hapur për mundësinë e transferimit në Angli pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin që i skadon në vitin 2023.

Skuadrat nga Premier League, janë të gatshme të ofrojnë deri në 50 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e francezit, i cili është pjesë e ekipit nga Bundesliga prej vitit 2015.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë sezon, Coman ka katër ndeshje me Bayernin në të gjitha garat. Interesim për francezin kanë treguar edhe Tottenhami e Juventusi.