Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coman rinovon kontratën me Bayernin deri në vitin 2027

Sulmuesi i krahut, francezi Kingsley Coman ka rinovuar kontratën me Bayern Munichun dhe do të jetë pjesë e klubit nga Bundesliga deri në verën e vitit 2027.

Rinovimin e kontratës me Comanin e ka konfirmuar edhe skuadra bavareze të mërkurën.

“Jam shumë i lumtur sepse Bayerni është një prej skuadrave më të mirë në botë dhe e di që kemi para vetes edhe shumë synime”, ka thënë Coman.

Francezi 25-vjeçar iu bashkua Bayernit në vitin 2015 nga Juventusi, fillimisht si huazim për dy vjet, por pas paraqitjeve të mira, bavarezët vendosën që ta blejnë përfundimisht kartonin e tij.

Coman ka regjistruar 217 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat deri më tani, duke shënuar 46 gola dhe asistuar 52 herë.

Ai gjithashtu e ka fituar edhe gjashtë herë titullin e kampionit të Gjermanisë krahas Ligës së Kampionëve.