Te Bayern Munichu po duan me çdo kusht që ta mbajnë në ekip sulmuesin e krahut, francezin Kingsley Coman. Për këtë arsye, krerët e klubit bavarez kanë nisur negociatat me Comanin për kontratën e re, me bindjen se do të arrijnë marrëveshje me të.
Coman disa herë ka refuzuar ofertën e Bayernit dhe klubi këtë herë është i gatshëm t’i ofrojë një pagë të kënaqëshme atij.
Coman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023 por më herët kishte paralajmëruar largimin nga klubi nëse nuk do të vazhdonte bashkëpunimin 25-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor te Bayerni, ndërsa këtë edicion ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në 17 ndeshje në të gjitha garat. Interesim për transferimin e Comanit, ka kohë që kanë shprehur Real Madridi, Manchester Unitedi e Chelsea.