Në rast se nuk arrihet transferimi i Kylian Mbappes, Real Madridi po synon ta transferojë sulmuesin e Bayern Munichut, Kingsley Comanin, 26-vjeçar.
Kështu ka raportuar të premten mediumi “Fichajes”.
Francezi ka nisur të bëhet lojtar i rëndësishëm i bavarezëve, ndërsa Bayerni nuk mendon ta lërë të lirë futbollistin për më pak se 100 milionë euro.
Coman ka shënuar tri gola dhe ka pesë asistime në 19 paraqitje për Bayernin në të gjitha garat në këtë edicion.
Artikuj të ngjashëm