Real Madridi po e monitoron situatën e francezit Kingsley Coman te skuadra e Bayern Munichut. “Marca” shkruan të premten se te Reali po bëjnë gati një ofertë për sulmuesin e krahut, i cili këtë sezon e ka humbur vendin e titullarit tek ekipi gjerman.
Coman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro.
Ai këtë sezon ka tri gola e pesë asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2015. 26-vjeçari gjatë karrierës ka luajtur edhe te Juventusi e Paris Saint-Germaini.