Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kjaer pranë rinovimit të kontratës deri në vitin 2024

Qendërmbrojtësi Simon Kjaer është pranë arritjes së marrëveshjes me skuadrën e Milanit për rinovimin e kontratës.

Mediumet italiane kanë raportuar të shtunën se Kjaer ka kohë që është në negociata me krerët e ekipit italian. Mësohet se Kjaeri parimisht është pajtuar me kushtet e ofruara dhe do ta rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni, deri në verën e vitit 2024.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Milani janë të kënaqur me danezin, i cili është shndërruar në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Stefano Pioli.

Ai iu bashkua Milanit në janar të vitit të shkuar nga Sevilla deh këtë sezon ka tri paraqitje në të gjitha garat.