Atletja amerikane Shelby Houlihan është suspenduar nga atletika për katër vjet pasi është testuar pozitive me një substancë të ndaluar. Ajo ka fajësuar ushqimin për këtë. Ka thënë se fajin e ka burrito që kishte ngrënë, raporton BBC.
28-vjeçarja thotë se është informuar në janar se në mostrën e saj i është gjetur steroidi nandrolon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOlimpistja Houlihan thotë se kjo substancë mund të ketë qenë rezultat se ka ngrënë burrito me mish derri.
Ajo ka mohuar se ka marrë doping ndonjëherë.
Njësiti i Integritetit të Atletikës ka konfirmuar se asaj i është dhënë suspendim për katër vjet, suspendim që është konfirmuar edhe nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport.