Portieri italian Gianluigi Buffon ka refuzuar ofertën e Barcelonës për të vazhduar karrierën pasi është i vendosur që edhe sezonin e ardhëm të mbetet në Serie A.
E përditshmja italiane “La Repubblica” ka shkruar të enjten se Buffon është mes transferimit te Atalanta dhe Roma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortieri 43-vjeçar ditë më parë ka njoftuar se do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata dhe se dëshiron ta vazhdoj karrierën të paktën edhe për një vit.
E si te Atalanta po ashtu edhe te Roma po e shohin Buffon si portier të duhur për sezonin e ardhshëm duke u bazuar në përvojën e tij të madhe.
Këtë edicion, Buffon ka pasur hapësirë të vogël te Juventusi duke regjistruar vetëm 13 paraqitje dhe për këtë arsye ka preferuar largimin duke refuzuar rinovimin e kontratës.
Të dy ekipet nga Serie A, janë të gatshme t’i ofrojnë kontratë njëvjeçare Buffonit por në garë për shërbimet e tij pritet të futet edhe Genoa, ekip të cilin Buffon haptazi gjithmonë e ka admiruar.
Krahas Juventusit, ish-portieri i Përfaqësueses së Italisë, ka bërë karrierë edhe te Parma e Paris Saint-Germaini.