Manchester Unitedi po insiston në transferimin e qendërmbrojtësit të Villarrealit, Pau Torres kanë raportuar mediumet spanjolle të premten. Mësohet se ekipi anglez po kërkon ta kompletojë transferimin e Torresit para fillimit të “Euro 2020” që nis në mesin e muajit qershor.
Madje, për ta bindur Villarrealin në lirimin e tij, Unitedi është i gatshëm të ofrojë deri në 60 milionë euro dëmshpërblim. Për kartonin e Torresit, Villarreali po kërkon 65 milionë euro duke pasur parasysh se reprezentuesi i Spanjës ka kontratë deri në vitin 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInteresim për Torresin ka shprehur edhe skuadra e Real Madridit. Torres 24-vjeçar këtë edicion ka 38 ndeshje në të gjitha garat me Villarrealin kurse ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.