Skuadra nga Premier League, Evertoni ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, boshnjakut Miralem Pjaniq ka njoftuar të enjten “TodoFichajes”.
Pjaniq pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fakt, Barça është e gatshme ta lë të lirë Pjaniqin, nëse merr një ofertë deri në 40 milionë euro.
Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti e sheh Pjaniqin si përforcim të duhur për sezonin tjetër në mesfushë dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të shohin mundësinë e transferimit të tij.
Pjaniq 31-vjeçar para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Barçës nga Juventusi dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2024.
Këtë sezon, Pjaniq ka 28 paraqitje me fanellën e skuadrës spanjolle.