2 perditesime
17:04

Llapi befason Gjilanin

Llapi ka arritur të ndal serinë prej katër ndeshjeve pa humbje të Gjilanit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, e ka befasuar Gjilanin të shtunën në udhëtim me rezultatin 2:0.

Të dy gola për llapjanët u shënuan nga Edon Sadriu.

Udhëtuesit në minutën e 20-të kaluan në epërsi me Edon Sadriun që kaloi Llapin në epërsi prej 1:0.

Pas golit të pësuar vendasit rrëzikuan me Ketia Azizin dhe Darko Nikaq por pa sukses.

Në pjesën e dytë ishin sërish mysafirët që gjetën golin.

Në minutën e 53-të Edon Sadriu dyfishoi epërsinë e llapjanëve.

Deri në fund nikoqirët tentuan të ngushtonin rezultatin por pa sukses.

Me këtë fitore Llapi ka 36 pikë ndërsa Gjilani 43.

16:18

Llapi i shënon golin e dytë Gjilanit

Llapi ka dyfishuar epërsinë në takimin ndaj Gjilanit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina, shënoi në minutën e 51-të.

Pas një shërbimi të bukur në zonë Edon Sadriu arrin ta mposht Koliqin për 2:0. Për Sadriun ky është goli i dytë në këtë takim.

15:29

Llapi në epërsi ndaj Gjilanit

Skuadra e Llapit ka kaluar në epërsi në takimin ndaj Gjilanit.

Në minutën e 19-të Edon Sadriu u shërbye bukur në zonë për rezultatin 1:0.

Skuadra mysafire kishte edhe disa mundësi shënimi por ishte portieri Enea Koliqi që nuk lejoj të mposhtej