Shkëndija e Tetovës ka shpërthyer në pjesën e dytë për ta fituar bindshëm derbin e qytetit ndaj Renovës. Ndeshja e javës së 26-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, përfundoi me fitoren 3:0 të Shkëndijës.
Besart Ibraimi shënoi golin e parë në ndeshjen e së dielës. Ai realizoi në minutën e 51-të. Për 2:0 realizoi braziliani Da Silva, ndërsa rezultatin përfundimtar, 3:0 e vendosi Dashmir Elezi në minutën e 91-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkëndija udhëheq në tabelë me 59 pikë, dhjetë më shumë se përcjellësi i parë, Shkupi. Renova është e dhjeta me 27 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në barazh.
Lamine Diack shënoi golin e vetëm për Shkupin që fitoi 1:0 si mysafir i Academy Pandev.
Skuadra tjetër shqiptare, Struga, fitoi po ashtu në udhëtim, 1:0, ndaj Borecit. Struga është e katërta me 40 pikë.