Gostivari ka dalë në vendin e parë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut pas fitores ndaj Shkëndijës së Tetovës me rezultatin 3:1, të mërkurën. Ndeshja derbi e klubeve shqiptare i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Golin e parë për Gositvarin e shënoi Oguzhan Aydogan në minutën e 22-të. Të dytin e realizoi Marko Simonovski, kurse golin e tretë Aldair nga penalltia në minutën e 91-të. Besart Ibraimi në minutë e 87-të shënoi golin e vetëm për tetovarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe fitore, Gostivari është ngritur në vendin e parë me 15 pikë, kurse Shkëndija bie në vendin e dytë me 14 pikë.
Ndërkohë dy derbit tjerë të skuadrave shqiptare përfunduan pa fitues. Kampionia Struga barazoi me Voska Sportin 1:1. Me rezultat të njëjtë përfundoi edhe ndeshja në mes të Shkupit dhe Besës së Dobërdollit.
Struga është në vendin e katërt me 11 pikë, kurse Voska Sport në pozitën e fundit me pesë pikë. Pesë pikë i ka edhe Besa në pozitën e dhjetë, kurse Shkupi zë vendin e gjashtë me nëntë pikë.