Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëndija bën edhe një hap drejt titullit, e mposht Sileksin

Besart Ibraimi ka shënuar gol në minutën e 86-të për t’ia siguruar Shkëndijës së Tetovës fitoren ndaj Sileksit. Ndeshja e së dielës përfundoi 2:1 në të mirë të ekipit shqiptar.

Valmir Nafiu kaloi në epërsi Shkëndijën në minutën e 63-të, ndërsa Pepi Gorgiev barazoi shifrat në minutën e 76-të. Por Ibraimi realizoi golin vendimtar në minutën e 86-të.

Shkëndija bëri edhe një hap drejt titullit të kampionit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija udhëheq në tabelë me 56 pikë nga 25 ndeshje. Shkupi është i dyti me 46 pikë. Edhe Shkupi është ekip shqiptar.

Shkupi pësoi 2:1 si vendas nga skuadra tjetër shqiptare, Renova. Ndërkohë Struga fitoi 3:1 ndaj Belasicës. Struga është e katërta me 37 pikë, derisa Renova është e nënta me 27 pikë. Renova fitoi pikë të rëndësishme në garë për të mbetur në elitë.