Renovës i ka takuar përballja e skuadrave shqiptare në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Të dielën në Tetovë, Renova fitoi ndaj Shkëndijës, që ishte vendase, me shifrat 2:1. Faton Jusufi e Remzi Selmani shënuan për Renovën, që po ashtu është nga Tetova. Ljupçe Doriev shënoi golin e vetëm për Shkëndijën, që vazhdon me formë të zbehtë.
Fitore kanë shënuar edhe Shkupi e Struga. Shkupi fitoi 2:0 ndaj Makedonia GP, ndërsa Struga e mposhti 1:0 skuadrën e Pelisterit. Faustin Senghor e Freddy Alvarez shënuan për fitoren 2:0 të Shkupit.
Për Strugën, golin e vetëm e shënoi Emir Skenderi. Shkupi, Renova e Struga udhëheqin aktualisht në tabelë me nga 4 pikë. Ka mbetur të zhvillohet edhe një ndeshje.