Drejtuesit e Milanit edhe zyrtarisht kanë nisur bisedimet me sulmuesin e krahut, Lucas Vazquez.
Sajti italian “Calciomercato” ka shkruar të premten se drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini tashmë e ka kontaktuar Vazquezin, i cili do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Milani, Vazquez mund të transferohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me ekipin spanjoll këtë verë.
Vazquez ka shënuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime në 33 paraqitje për Real Madridin këtë sezon.
Interesim për 29-vjeçarin kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi, Bayern Munichu e Interi. Vazquez është pjesë e Real Madridit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Espanyoli.