Qindra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sot në Helvetiaplatz të Cyrihut, në një tubim paqësor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tubimi me moton “Jo në emrin tim”, është organizuar nga një grup i të rinjve shqiptarë në Zvicër.
Pjesëmarrësit janë paraqitur me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, duke shprehur solidaritet me ish-krerët e saj dhe pakënaqësinë e tyre me vendimin e Hagës.
Organizatorët kanë bërë thirrje që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa në njoftimin e tyre kanë theksuar se aktiviteti është mbajtur me leje zyrtare nga Policia e Cyrihut.
Tubime të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera evropiane ku ka diasporë shqiptare.
-
Protestohet në Berlin kundër vendimit të Speciales
-
Edhe nata e 18-të e protestave mbyllet me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
-
Edhe nata e 17-të e protestës me kërkesën për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen
-
“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet” - protesta e tifo-grupeve kundër vendimit të Speciales
-
Në Shkup, Melburn, Oslo e Gjenevë me protesta kundërshtohet vendimi i Speciales