Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva fiton ndaj Ballkanit me përmbysje të rezultatit

Malisheva Ballkani

Malisheva fiton ndaj Ballkanit me përmbysje të rezultatit

1 muaj më parë / 19 sht 2026 17:55
Malisheva

Mark Bushaj kishte vetëm një minutë pasi ishte inkuadruar në lojë te Malisheva në ndeshjen ndaj Ballkanit. Dhe menjëherë la gjurmë. 

Ai përfitoi pas një tollovie të krijuar në zonë në minutën e 88-të dhe shënoi për 2:1. Ky rezultat nuk ndryshoi dhe Malisheva i fitoi pikët e plota në ndeshjen e vështirë ndaj Ballkanit. 

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë i takoi xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar. 

Nisi më mirë për Ballkanin që kaloi shpejtë në epërsi 1:0. Sulmuesi Albin Berisha gjuajti fuqishëm me të majtën nga distanca, dhe realizoi për golin e epërsisë në minutën e 14-të. 

Megjithatë, Malisheva nuk u dorëzua. U kthye në lojë dhe e fitoi ndeshjen në pjesën e dytë pas dy golave të shënuar. 

Sulmuesi Xhemal Ibishi realizoi nga penalltia në minutën e 56-të për barazimin e rezultatit, ndërsa më pas ishte goli i Bushajt që ia siguroi fitoren malishevasve. 

Malisheva me fitore mbetet në hap me Prishtinën që e kryeson tabelën me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura. Malisheva i ka dy pikë më pak në pozitën e dytë, por me një ballafaqim më shumë të luajtur. 

Ballkani ndërkohë pas shtatë ndeshjeve i ka 10 pikë në mesin e tabelës. 

Prishtina e ka një ndeshje më pak të luajtur, atë me Dritën.

Malisheva përmbys rezultatin

1 muaj më parë / 19 sht 2026 17:47
malisheva

Malisheva e ka përmbysur rezultatin ndaj Ballkanit dhe është duke fituar 2:1. 

Mesfushori me tipare sulmuese, Mark Bushaj, shënoi në minutën e 88-të. 25-vjeçari përfitoi pas një tollovie të krijuar në zonë. Ai shënoi menjëherë pasi u inkuadrua në lojë si zëvendësues.

Malisheva barazon shifrat

1 muaj më parë / 19 sht 2026 17:14
Malisheva

Malisheva ka barazuar shifrat ndaj Ballkanit. 

Xhemajl Ibishi realizoi për 1:1 nga penalltia në minutën e 56-të.

Ballkani në epërsi pas pjesës së parë

1 muaj më parë / 19 sht 2026 16:49
Ballkani

Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Malishevës. 

Për 1:0 realizoi Albin Berisha nga distanca në minutën e 14-të. Berisha shënoi supergol. 

Ndeshja i takon xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar.

Berisha shënon supergol, Ballkani në epërsi

1 muaj më parë / 19 sht 2026 16:16
Albin Berisha

Ballkani është në epërsi ndaj Malishevës pas supergolit të minutës së 14-të. 

Albin Berisha shënoi me gjuajtje të fuqishme nga distanca. 

Ndeshja në stadiumin “Liman Gegaj” i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.