Raheem Sterling dhe Phil Foden pritet që së shpejti të firmosin kontrata të reja me Manchester Cityn, ka shkruar “Eurosport” të enjten.
Bëhet e ditur se drejtuesit e Cityt tashmë kanë nisur negociatat me futbollistët dhe janë afër marrëveshjes, që mund të zyrtarizohet gjatë këtij muaji. Si sulmuesi Sterling ashtu edhe mesfushori Foden, vlerësohen si lojtarë të rëndësishëm nga trajneri Pep Guardiola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFoden 20-vjeçar ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024 kurse me kontratën e re, ai pritet të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026. Ndërkohë, Sterlingut 26-vjeçar që ka kontratë deri në vitin 2023, i është ofruar kontrata e re për të qenë pjesë e Cityt deri në vitin 2025.
Sterling këtë sezon ka shënuar 13 gola e ka bërë 11 asistime në 39 ndeshje derisa Foden ka kontribuar me 12 gola e nëntë asistime në po aq paraqitje te City.