Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fodeni me kontratë të re te City

Phil Foden pritet së shpejti të firmos kontratë të re me Manchester Cityn, raporton “The Times” të mërkurën. Mësohet se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

City i ka ofruar Fodenit kontratë të re gjashtëvjeçare, që do të mbajë në “Eithad Stadium” deri në vitin 2027. Po ashtu, ai pritet të ketë edhe pagë më të lartë me kontratën e re. Foden këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 35 ndeshje, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2024.

Ai është produkt i akademisë së Cityt kurse në ekipin e parë është promovuar prej vitit 2017.

Artikuj të ngjashëm