Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Foden me kontratë të re te City

Phil Foden parimisht ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për kontratën e re.

Bëhet e ditur se palët tashmë janë dakorduar rreth të gjitha pikave të kontratës dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. Me kontratën e re, Foden do të jetë pjesë e skuadrës së Cityt deri në vitin 2027 dhe do të ketë edhe rritje të pagës. Aktualisht, kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024.

Foden është produkt i akademisë së Cityt kurse këtë sezon ka shënuar dy gola e ka bërë po aq asistime në gjashtë ndeshje në të gjitha garat. 21-vjeçari është edhe reprezentues i Anglisë.

Artikuj të ngjashëm