Pas Barcelonës e Manchester Cityt, edhe skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit belg Romelu Lukaku, ka raportuar të martën e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”. Bëhet e ditur se drejtuesit e Realit po monitorojnë situatën e Lukakut, që është pjesë e Interit dhe po përgatitin një ofertë për ta bindur ekipin italian në lirimin e tij në fund të sezonit.
Lukaku te Real Madridi po shihet si përforcim i duhur për sulmin dhe partner ideal për francezin Karim Benzema sezonin tjetër. Në fakt, Lukaku po shihet si shënjestër me e lehtë për Real Madridin sesa Kylian Mbappe e Erling Haalandi. Lukaku ka shkëlqyer këtë edicion te Interi, duke shënuar 25 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në vitin 2024 kurse kartoni i tij, vlerësohet rreth 90 milionë euro.