Mario Rui është përjashtuar nga stërvitja për shkak të sjelljeve jo të mira. Mediat e mëdha italiane kanë shkruar se trajneri Gennaro Gattuso e ka dënuar mbrojtësin portugez të Napolit gjatë seancës stërvitore të enjten.
29-vjeçari Mario Rui ka qenë në bankën e rezervistëve në tri ndeshjet e fundit, ndërsa para tij ka luajtur Faouzi Ghoulam.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, që të dy, Ghoulam dhe Mario Rui ishin dënuar për sjellje jo të mirë para ndeshjes Bologna-Napoli që u zhvillua në nëntor.
Në atë kohë, Gattuso nuk i dënoi ata në stërvitje, por që të dy lojtarët i dërgoi në tribuna para fillimit të ndeshjes.
Napoli do të luajë në stadiumin “Maradona” të dielën kundër Bolognas.