Sport

Mario Rui përjashtohet nga stërvitja

Mario Rui është përjashtuar nga stërvitja për shkak të sjelljeve jo të mira. Mediat e mëdha italiane kanë shkruar se trajneri Gennaro Gattuso e ka dënuar mbrojtësin portugez të Napolit gjatë seancës stërvitore të enjten.

29-vjeçari Mario Rui ka qenë në bankën e rezervistëve në tri ndeshjet e fundit, ndërsa para tij ka luajtur Faouzi Ghoulam.

Por, që të dy, Ghoulam dhe Mario Rui ishin dënuar për sjellje jo të mirë para ndeshjes Bologna-Napoli që u zhvillua në nëntor.

Në atë kohë, Gattuso nuk i dënoi ata në stërvitje, por që të dy lojtarët i dërgoi në tribuna para fillimit të ndeshjes.

Napoli do të luajë në stadiumin “Maradona” të dielën kundër Bolognas.