Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një amerikan te Peja

KB Peja ka angazhuar fundorin amerikan A.J Walton, të cilin e ka zyrtarizuar të enjten.

Në njoftimin e ekipit pejan, thuhet se Walton është përforcimi më i ri dhe i fundit për këtë edicion, sa i përket lojtarëve të huaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Walton ka një karrierë të pasur në basketbollin evropian pasi ka luajtur në kampionatet e Polonisë, Sllovakisë e Çekisë.

30-vjeçari i gjatë 184 centimetra, së fundi ka qenë pjesë e ekipit polak Astoria Bydgoszcz kurse karrierë ka bërë edhe te skuadrat si Asseco Gdynia, AZS Koszalin, BK Iskra Svit e BC Kolin.