Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sahiti transferohet te Shibeniku për t’u bashkuar me vëllain

Sulmuesi i krahut të djathtë, Suad Sahiti është lojtari më i ri i Shibenikut të Kroacisë. Futbollisti 26-vjeçar është transferuar si lojtar i lirë, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023.

Ai te skuadra kroate do të bashkohet pas shumë vitesh me vëllain e tij, Emirin, që është i huazuar te Shibeniku.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Suadi dhe Emiri së bashku kanë luajtur te Rabotniçki i Shkupit. Suadi luan si sulmues i krahut të djathtë, ndërsa Emiri në krahun e majtë të sulmit.

Së fundi, Suadi ka qenë pjesë e skuadrës së Bosnjës, Zrinjski Mostar.

Image