Interi ka njoftuar pesë raste pozitive me koronavirus dhe në mesin e anëtarëve të stafit është edhe shefi ekzekutiv, Giuseppe Marotta.
Gjiganti italian është përballur me përhapje të madhe të koronavirusit në testet e bëra së fundmi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit “nerazzurr”.
“Interi, pas testeve të bëra, njofton se dy drejtorët menaxhues, Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta, drejtori sportiv Piero Ausilio, avokati i klubit Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik, kanë dalë pozitiv për COVID-19. Të gjithë trajnerët dhe i gjithë ekipi do t’i respektojë procedurat e vendosura nga protokolli shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Interit.
Interi është në krye të tabelës në Serie A dhe e kërkon titullin e parë që prej edicionit 2009/10.