Gaetano Oristanio dhe Eva Bartonova kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus, ndërsa konferenca për shtyp e Antonio Contes është anuluar.
Interi të enjten njoftoi se drejtorët Beppe Marotta, Alessandro Antonello dhe Piero Ausilio kanë dalë pozitiv me COVID-19, por testet e lojtarëve kanë ardhur me përgjigje negative.
Sidoqoftë, dy raste të reja kanë dalë në klub. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga klubi.
Aty thuhet se Eva Bartonova, anëtare e ekipit të femrave të Interit, ka dalë pozitiv me COVID, derisa ishte në angazhim me Republikën e Çekisë.
Oristanio është lojtar nga Primavera, apo ekipi i të rinjve të Interit.
Artikuj të ngjashëm
-
Chivu takohet me drejtuesit e Interit
-
Italianët takohen me Guardiolën, tentojnë ta bindin për postin e selektorit
-
Rregulli për “mbulimin e gojës” nuk do të prezantohet në futbollin evropian
-
Ministri i Jashtëm italian anulon udhëtimin në SHBA pas komenteve të Trumpit për Melonin
-
Kundërpërgjigje e ashpër ndaj Infantinos që u tall me Italinë