Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Anulohet konferenca e Italisë, tre gazetarë me COVID

Përfaqësuesja e Italisë, ka anuluar konferencën për shtyp të së premtes.

Sipas “Gazzetta dello Sport” arsyeja e anulimit të konferencës është pasi tre gazetarë pas ndeshjes me Spanjën, kanë rezultuar pozitivë.

Konferenca për mediat është paraparë të mbahet në distancë, dhe mediat i bëjnë pyetjet online, mirëpo italianët nuk kanë dashur të rrezikojnë para finales së madhe.

Konferenca ishte paraparë të nis në ora 14:00.

Zyrtarët e Përfaqësueses së Italisë, kanë bërë të ditur se do të njoftohen për orarin e ri të konferencës.

Artikuj të ngjashëm