Roma e ka pezulluar shitjen e biletave për tri ndeshjet e radhës, të cilat do t’i luajë në “Olimpico”.
Romanët do të përballen me Juventusin e Cagliarin në Serie A dhe me Leccen në Kupën e Italisë. Pezullimi vjen pas vendimit të Qeverisë italiane, e cila ka vendosur që stadiumet të jenë të hapura me vetëm 50 për qind të kapacitetit.
Ky vendim vjen pas rasteve të reja me COVID-19, ku të mërkurën u raportua për 100 mijë të infektuar.
Roma rikthehet në fushë më 6 janar ku do të përballet me Milanin në “San Siro”.
Artikuj të ngjashëm