Sport

Një trajner slloven në përfaqësuesen e Kosovës

Pozita në Përfaqësuesen A të Kosovës në futboll nuk i është caktuar ende. Por ajo që dihet është se një trajner slloven do të jetë pjesë e ekipit të ri të përzgjedhësit Bernard Challandes, për ciklin kualifikues për Kampionatit Botëror “Katari 2022”, që nis në muajin mars. Bëhet fjalë për trajnerin Primozh Gliha, që së fundi ka qenë përzgjedhës i U-20 të Sllovenisë, kanë bërë të ditur burime të KOHËS brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

KOHA ka mësuar se marrëveshja mes palëve është arritur dhe brenda një periudhe do të zyrtarizohet nga FFK-ja.