Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

El Shaarawy në fundjavë kompleton transferimin te Roma

Stephan El Shaarawy do ta përfundojë izolimin të premten dhe do të niset drejt qendrës mjekësore në “Villa Stuart” për ta kompletuar transferimin e tij te Roma.

E premtja do të jetë dita e 21-të në karantinë dhe sulmuesi do të ketë të drejtë të dalë nga izolimi dhe t’i kryejë testet e kërkuara mjekësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai do të kalojë nëpër testet e detyruara mjekësore të premten dhe të shtunën, para se ta nënshkruajë kontratën përfundimtare me romakët.

Sulmuesi do të kthehet në Romë pas një viti e gjysmë të kaluar te skuadra e Shanghai Shenhua në Kinë.