Drejtuesit e Lazios kanë nisur bisedimet me trajnerin aktual, Simone Inzaghi, për të vazhduar kontratën.
Klubi kryeqytetas raportohet se i ka ofruar pagë prej tre milionë eurosh në vit dhe një kontratë dyvjeçare, trajnerit italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOferta e skuadrës së Lazios raportohet se është pranuar nga trajneri që dëshiron të mbetet në kryeqytet. 44-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në verën e këtij viti. Ai është pjesë e klubit që nga viti 2016.